Trump e shpall kërcënim kryesor për SHBA, Kina bën një gjest diplomatik drejt Biden
Kina ka kryer së fundmi një gjest diplomatik përmes të cilit duket se kërkon normalizim të marrëdhënieve me SHBA. Ambasadori i Kinës në SHBA, Cui Tiankai ka deklaruar gjatë konferencës vjetore të Institutit për Studimet Kino-Amerikane se të dyja vendet duhet të ecin përpara me vullnet të mirë.
Në mënyrë që marrëdhëniet të hyjnë në udhën e duhur, për të patur përmirësim real, të dyja palët duhet të ecin me dëshirën dhe besimin e mirë. Nuk mendoj se Kina duhet të bëjë diçka për t’Iipëlqyer dikujt tjetër
ka thënë ai.
Mesazhi vjen ndërkohë që mes të dyja vendeve ka zhvillime dramatike. Mediat shtetërore kineze shkruajnë për “një shteg të rrezikshëm në të cilin kanë hyrë marrëdhëniet” mes të dyja vendeve, teksa drejtori I shërbimeve amerikane të Inteligjencës, John Ratcliffe, e ka cilësuar Kinën si kërcënimin më të madh ndaj Amerikës sot. Në një opinion të publikuar në “The Wall Street Journal”, Ratcliffe shkruan se Kina po përgatitet për kalimin drejt një konfrontimi të hapur me SHBA, duke cilësuar karakterin e këtij kërcënimi. Sipas tij Kina ndjek parimin “vidh, kopjo, zëvendëso” duke patur parasysh me këtë vjedhjen e teknologjisë, kopjmin e saj dhe hedhjen në tregun botëror duke provokuar dëme kolosale ekonomike.
Debati mbi marrëdhëniet mes dy vendeve po aktualizohet në momentin që në SHBA po bëhet transferimi i pushtetit drejt administratës së Joe Biden dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të arrihet. Në çdo skenar, Kina është në perceptimin amerikan një rival strategjik që në dallim nga Rusia p.sh disponon burime njerëzore dhe premisën ideologjike për të konkuruar për dominim botëror dhe jo thjesht për t’u afirmuar si fuqi e madhe me zona ndikimi.
Comments
kjo qe ka thene : Sipas tij
kjo qe ka thene : Sipas tij Kina ndjek parimin “vidh, kopjo, zëvendëso” duke patur parasysh me këtë vjedhjen e teknologjisë, kopjmin e saj dhe hedhjen në tregun botëror duke provokuar dëme kolosale ekonomike.
eshte me se e vertete! Naiviteti amerikan duhet te mare fund. Kinezet si komb jane me lateral thinking : bejne cdo gje on the side, per te arritur qellimin e tyre final. pra jane gati te pergatitin anes e anes gjithshka.... vetem per te aritur dominance.
E tek mendojne kinezet se jane entitled per kete dominance harojne qe tek kerkojne barazi ne tregti e trajtim ndajne vlera shume te ndryshme me perendimin.
Liri zero ne Kine, vjedhje masive gjate produksionit te teknologjise, politike agresive ndaj cdo gjeje qe kundershton partine. Universitete e tyre dhe research ishte joegsistente dy dekada me pare.
Eshte naive qe mendosh se me kete produksion ata do mundohen te konsumojne vete cfare prodhojne. Atyre ju duhet bota si treg i shitjes pasi kane ndruar vetem kapaket e nje pajisje teknologjike qe ka teknologjine e komponente e te tjereve qe kane harxhuar e vrare mendjen per ate gje me dekada.
Te mendosh qe Biden (nje gati 80 vjecar i konsumuar ne jeten amerikane te washingtonit qe vertet te tremb me fitness e trurit) do beje miqesi me kinen vetem per te ndruar politiken e konfrontimit qe trump kishte ... eshte mendjelehtesi.
Add new comment