BE vendos partneritet strategjik me vendet e Azisë Juglindore
Bashkimi Europian ka vendosur të përmirësojë marrëdhëniet me grupin e vendeve të Azisë Juglindore, ASEAN duke i çuar ato në nivelin e partneritetit strategjik.
Si partnerë të ngushtë ekonomikë, ne do të bashkohemi për rrugë të hapura dhe të sigurta tregtare dhe një tregti të lirë dhe të ndershme
citohet ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas pas një takimi virtual me homologët e tij nga BE dhe Bashkimi i Vendeve të Azisë Juglindore.
Maas ka shtuar se të dyja blloqet përfaqësojnë 1 miliardë njerëz që përbëjnë 25% të fuqisë ekonomike të globit. Në grupimin ASEAN bëjnë pjesë Brunei, Vietnami, Laosi, Kamboxhia, Brimania, Malajzia, Singapori, Indonezia dhe Filipinet. Një pjesë e këtyre vendeve kanë probleme serioze me fuqinë kryesore aziatike, Kinën.
Add new comment