Itali, nuk përjashtohet një mbyllje e dytë për shkak të CoVid-19
Pas Francës edhe Italia po konsideron një mbyllje totale si ajo e muajve mars-prill. Vendimi i fundit i Francës për të vendosur masa të forta ndalim-qarkullimi në orare të caktuara, duket se ka ndikuar në Romë që të shikohet sërish nga vendimi ekstrem.
Unë nuk bëj parasikime. Bëj parashikime mbi masat më të përshtatshme, që duhen dhe që mund të zbatohen për të parandaluar një mbyllje. Shumëçka do të varet nga sjellja e qytetarëve. T’i lëmë debatet, formula fitimtare është respektimi i rregullave…
ka thënë kryeministri Conte.
Add new comment