Këta nuk kanë vrarë, po ftesa nga një Gjykatë Ndërkombëtare Antikorrupsion do t'u vinte vallë?

Postuar në 25 Qershor, 2020 04:20

Hashim Thaçi është i pafajshëm, lufta është e lavdishme.
Haradinaj është i pafajshëm, lufta ishte e lavdishme. 

Fatmir Limaj është i pafajshëm, lufta ishte e lavdishme.

Nuk ndodh kjo vetëm në Kosovë. Në Maqedoni, Ali Ahmeti deklaroi se ka rrëzuar Perandori. E kishte fjalën për Jugosllavinë. Z. Ahmeti nuk i ka shkuar ndonjë ftesë, edhe sepse në Maqedoni pati qitje sporadike në një kuptim metaforik.

Në Shqipëri akuzohet se ka vrarë vetëm Sali Berisha. Të tjerët nuk kanë vrarë siç thonë gazetarët që vajisin imazhin. As Ilir Meta, as edhe Edi Rama. Këta qameti akuzohen për prokurime, koncesione dhe troje. Pra çikërrima.

Mirëpo gjithë këto vrasje që ndodhin në botën shqiptare prej dekadash, nuk janë vallë edhe prodhim i politikës së këtyre individëve? Nëse kjo pyetje është fare pa kuptim dhe retorike, atëherë të gjithë këta si do ta kishin fatin nëse në Europë do të ekzistonte një Gjykatë Ndërkombëtare Antikorrupsion? Do ja vlente një oragnizëm i tillë qoftë edhe për të shmangur energjitë e shpenzuara kot me gjoja reforma në drejtësi. Dhe siç mund ta marrim me mend për korrupsion këta i mbërthen edhe me një jurist shqope, se me ata të plepave ua bën hatanë sa hap e mbyll sytë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.