Lista të hapura apo të mbyllura? Të zgjedhësh apo të votosh zgjedhjet e kryetarëve?

Postuar në 01 Qershor, 2020 12:37

Tani që diskutohet reforma zgjedhore apologjitë për dredhitë kanë dalë në sipërfaqe. P.sh për mosndryshimin e sistemit zgjedhor thuhet se nuk ka asnjë sistem perfekt. Dhe se problem është administrimi. Por nëse është kështu, pse të mos ndryshohet sistemi aktual meqenëse ka një kërkesë në rritje për këtë gjë?

Në fund të fundit shumicat nuk i prodhon një sistem, por vota, përfaqësimi I së cilës rregullohet përmes sistemeve. Po mbrohen aktualisht edhe listat e mbyllura. Ideja gjeniale pas kësaj avokatie është se të besosh se kandidatët e votuar me lista të hapura janë më të mirë, është naivitet. Por nëse është njësoj, pse atëherë mbrohet lista e mbyllur ku vendosin kryetarët. Në fund të fundit me lista të mbyllura u mbush parlamenti me njerëz me precedent penalë dhe nisi procesi i dekriminalizimit. Pra kjo përgjegjshmëria e kryetarëve nuk solli ndonjë diferencë.

Ndërkohë që lista e hapur më së paku garanton se do votosh atë që mendon se vlen, jo zgjedhjet e disa kryetarëve partish. Sigurisht që nuk ka një zgjedhje perfekte, por ne sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura e provuam dhe kemi si produkt një Parlament me një kryetar, një drejtues parlamentar të opozitës, një drejtues parlamentar të shumicës, ministrat, kryeministrin dhe një masë të madhe anonimësh. Nuk dihet nëse ky quhet përfaqësim dhe demokraci.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.