Avdullah Hoti propozohet për kryeministër të Kosovës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/04/avdullah-hoti-1-1_2020_04_23_13.jpg?itok=p_X2ngYa)
Pak pasi presidenti i Republikës së Kossovës, Hashim Thaçi iu drejtua Lidhjes Demokratike të Kosovës për emrin e një mandatari për kryeministër, kjo e fundit është përgjigjur me kandidaturën e nënkryetarit të saj, Avdullah Hoti. Vendimi ka dalë nga mbledhja e forumeve drejtuese të kësaj partie që duket se ka siguruar shumicë parlamentare falë negociatave të mëparëshme. Hoti ka qenë më parë zv.kryeministër.
Add new comment