Goditje me raketa gjatë betimit të presidentit afgan
Ceremonia e betimit të presidentit afgan, Ashraf Ghani është ndërprerë për shkak të disa shpërthimeve që detyruan forcat e sigurisë të ndërhyjnë. Mediat raportojnë se gjatë ceremonisë dy raketa goditën kompleksin presidencial në Kabul ndonëse nuk ka patur viktima. Problemi politik në këtë vend qëndron në faktin se edhe pse Komisioni i Zgjedhjeve shpalli fitues Ghanin në zgjedhjet e 28 shtatorit, ato nuk njihen nga kreu I talebanëve. Abdullah që deklaron se ai i ka fituar ato. Ghani premton krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, por Abdullah nuk është i bindur, pasi siç thotë ai:
Askush nuk duhet të nënvlerësojë angazhimin tonë për demokracinë e vërtetë
Add new comment