Fytyrat e njëjta të çdo 8 marsi
Sot është Dita e Gruas. Dje nuk ishte. As nesër. Është sërish pas një viti. Të paktën këtë kupton sapo hap sytë dhe kullot në media.
Gruaj kështu, emancipimi, Musineja, historia, nëna, femra, lulet. Epitetet nuk mbarojnë, a thua po bëjnë prezantimin e ndonjë komuniteti indigjen të panjohur më parë.
Janë gjysma më e mirë, thotë kryetari i qeverisë. Ndoshta për të mos përgënjeshtruar presidentin që e quan Gruaja e Bilalit.
Të veshura mirë, ecin bashkë, qeshin kot, në grup 10-15. Haha aty, hihi më tutje. I gjithi në demonstrim i kotë i dirigjuar nga po ato fytyra që i sheh gjithë vitin në tv, janë në shoqata, politikë e media. Që janë po aq të xhavalosura nga dashuria për paranë, sa edhe burrat e tyre.
Ato gratë, apo vajzat për të cilat sot flitet e shkruhet, kërkohet drejtësi dhe barazi, as i shohim ndonjëherë në media, as të flasin e të pyeten. Për llomotitjen e grave në karrierë kemi shtamën e përhershme të historive të suksesit që i shohim kudo. Harbojnë e tërbojnë dhe një ditë në vit shkruajnë e flasin për të drejta.
Nuk ka pse të çuditemi. Ka gjetur tenxherja kapakun në një shoqëri ku gënjehet nga mëngjesi në darkë.
Add new comment