Republikë bananesh/Dy amnisti fiskale në 3 vjet

Postuar në 07 Mars, 2020 16:31

Po flitet me të madhe se qeveria po përgatit një amnisti fiskale dhe penale. Kryeministri del lart e poshtë me mikrofon në dorë dhe premton mrekullinë e kësaj nisme për të cilën nuk ka asgjë të shkruar. Kështu ai bën debatin mbi llafe në erë për të miratua mandej draftin siç e do vetë.

Puna është se një amnisti tjetër u premtua edhe 3 vjet më parë(ndiqni kronikën) për detyrimet dhe borxhet e biznesit si dhe për automjetet. U tha se do përjashtoheshin vetëm kompanitë në proces falimenti dhe proces gjyqësor. Nuk dihet fare se çfarë ndodhi. Fjalët i mori era dhe era solli fjalë të tjera. Për një amnisti të re. Që flitet e përflitet, gatuhet dhe piqet, por se çfarë do të ndodhë, asgjë nuk dihet.

Si mundet që brenda një mandate e gjysmë të propozosh dy amnisti fsikale dhe një penale? Këtë e di vetëm Edi Rama, që është kryeministri i 1 milionë shuplakave dhe që të sjell policin në derë për kuponin tatimor. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.