...i dobishëm për Kryetarin
Kongres i rëndësishëm pa diskutim, pritshmëria, mandati i tretë. Do të jetë hera e parë në 30 vite marrja e mandatit për herë të tretë. Partia Socialiste është partia e surprizave, të befason kur nuk ta pret mendja
Këtë ka deklaruar ndër të tjera Pandeli Majko në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste. Një ish-kryeministër, një ish-sekretar i Përgjithshëm i PS-së, një alternativë dikur për të marrë drejtim, sot një ministër Diaspore që nuk shfaqet kurrkund, veç për të thënë kësi ovacionesh për kryetarin. Kjo kategori përbën sot Shqipërinë e Kënetës që nuk lëviz. Shushunjën e status quosë, që çfarëdo shansi, rasti dhe mundësie t’i japësh nuk zhgënjen: e kthen rrotën përherë pas.
I dobishëm për kryetarin. Sa për emrin para mbiemrit, le ta gjejë vetë për veten.
Add new comment