Gjurmë gjenetike të një specieje të zhdukur në Afrikën Perendimore
Një ekip kërkuesish nga universiteti i Kalifornisë pretendon se ka zbuluar një “specie fantazmë” njerëzore e cila është zhdukur mijëra vjet më parë por që ka lënë gjurmët e veta genetike te popullsitë e Afrikës së sotme Perëndimore.
Sipas këtij grupi shkencëtarësh, studimet e kryera provojnë se 2% deri në 19% e origjinës genetike të popullsive të Afrikës Perëndimore vjen nga kjo popullsi e cila është kryqëzuar me homo spaiensin rreth 43 mijë vjet më parë. Popullsitë Mende në Sierra Leone, Yoruba dhe Esan në Nigeri dhe grupe të tjerë në perëndim të Gambias rezultojnë të kenë të përbashkët këtë komponent gjenetik.
Ky ndërshkëmbim sepciesh i ngjan atij që ka ndodhur në Europë mes Homo Sapiensit dhe Neandertalit, apo popullsive të Oqeanisë me denisovanët. Dallimi këtu është se popullsia që është zhdukur nuk njihet dhe as ka një emër, siç janë neandertalët dhe denisovanët.
Zbulimet e viteve të fundit kanë ushqyer një ide mbi ekzistencën e disa lloje homininësh në të njëjtën kohë, përveç homo sapiensit që dominoi dhe mbeti u vetmi varitet në Tokë. Neandertalët, denisovanët, homo floresiensis, apo edhe homo naledi dëshmojnë për shumëllojshmëri homininësh, por zhdukja e të cilëve lidhet thuajse pazgjidhshmërisht me shfaqjen e racës sonë.
Add new comment