Vdekja e një mjeku
Vdekja e doktor Dr. Li Wenliang, që paralajmëroi coronavirusin e Kinës ka provokuar reagime në media. Patrcik Chappatte, karikaturist i njohur për disa media kryesore ka ilustruar të gjithë këtë episod tragjik me një karikaturë ku paraqitet doktori me gojë të mbyllur me tela me gjemba, simbol i një karantine ndaj të drejtës së fjalës në kohën e sotme.
Karikatura vë në dukje një aspekt paradoksal: thuajse të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë vlerësuar se në ndryshim nga epidemia e SARS e vitit 2002, kësaj radhe Kina ka qenë shumë më transparente dhe informative. E megjithatë ajo injoroi paralajmërimin e Wenliang që vdiq po nga coronavirusi.
Add new comment