Vlerësime për rifillimin e emigrimit masiv drejt Europës

Shërbimet europiane të sigurisë kanë hartuar një dokument sipas të cilit vihet theksi te një valë e re e mundshme emigrantësh nga Libia apo vendet e tjera afrikane.
Dokumenti është publikuar nga revista gjermane “Der Spiegel” sipas së cilës vlerësimet e bëra kanë shtruar para autoriteteve nevojën e patrullimit në Mesdhe.
Deri në mesin e vitit 2019 BE-ja kishte autorizuar operacionin “Sofia” por e ndërpreu në verë.
Problemi i emigracionit ishte kryesor në Perëndim në vitin 2015 aq sa diktoi deri diku ngritjen e partive të ekstremit të djathtë. Turqia ka mbajtur deri më sot një pjesë të ngarkesës duke mbyllur kalimin nga Lindja e Mesme.
Add new comment