Erdogan: Vrasja e një gjenerali si Soleimani, nuk do kalonte pa përgjigje në çdo vend
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar për CNN Turk se vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nuk duhet të kalojë pa përgjigje.
Besoj se vrajsa e çdo komandanti nga maja e ushtrisë në çdo vend nuk do të lihej pa përgjigje. Është kruciale që tani të merret kontrolli i krizës që mund të shkaktojë dëme për të gjitha palët e përfshira
tha ai.
Në një formë apo në një tjetër, presidenti turk ka paralajmëruar se ai beson se Irani nuk do të qëndrojë dyuarlidhur para asaj që ka ndodhur, ndonëse nuk ka sqaruar nëse e mbështet një gjë të tillë apo jo. Turqia është një vend që ka ndërmarrë së fundmi një angazhim ushtarak në Libi, akt për të cilin ka hasur në kundërshtinë edhe të SHBA. Kështu që në pamje të parë çdo shqetësim për SHBA-të gjetkë do të çlironte Turqinë nga detyrimi për të sqaruar dhe neutralizuar kundërveprimet e fuqive si SHBA.
Add new comment