Page dhe Brin heqin dorë nga drejtimi i Google
Dy themeluesit e njërës prej kompanive më të mëdha në botë, me rritje dhe ndikim të shpejt, Google, kanë njoftuar largimin nga pozitat drejtuese.
Larry Page dhe Sergey Brin kanë deklaruar largimin për t’i hapur rrugën drejtorit aktual të Google, Sundar Pichai.
Page kishte deri më tani detyrën e drejtorit të kompanisë nënë, Alphabet, kurse Brin ishte president i saj. Me vendimin e ri, Pichai do të jetë drejtori i ri ekzekutiv edhe i Alphabet.
Por të dy themeluesit do të mbeten anëtarë bordi dhe të punësuar në kompani, ndërkohë që mediat vënë në dukje se të dy ata kontrollojnë 51.3% të vlerës së votës.
Google u themelua në vitin 1998 në kohën kur Page dhe Brin ishin të dy studentë në universitetin e Stanford.
Add new comment