Pjesë e Trios
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish ka përmendur edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si një nga personat e devotshëm që ka punuar për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë- Serbi.
“Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj, qoftë Vlora Çitaku, presidenti Thaci qoftë kryeministri Rama. Ky gabim nuk ua ndalon atyre në situata të tjera t’i shërbejnë vendit për tema të tjera. Por po është e vërtetë kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje të Kosovës në emër të shkëmbimit të territoreve”-deklaroi Haradinaj.
Këto deklarata të kryeministrit të Kosovës vijnë pak ditë pasi kryeministri rama tha se do ta padisë për deklaratat se angazhimi i Ramës, Thaçit e Vuciç për t’i kaluar Trepçën serbisë do i privonte Kosovës 10 miliardë dollarë.
Add new comment