SHBA shpall fundin e Kalifit

Postuar në 27 Tetor, 2019 12:24

Një informacion i siguruar nga Observatori për të Drejtat e Njeriut në Siri flet për vrasjen në Siri të kreut të Shtetit Islamik, Abu Bakër Al Bagdati,

Sulmi dyshohet se u krye nga 8 helikopterë të ushtrisë amerikane, të cilët shoqëruan një avion luftarak të përfshirë në mënyrë aktive në operacion, në zonën Barisa, në veri të qytetit të Intlib në Siri. Helikopterët thuhet se kanë bombarduar pozicionet  e ISIS-it me artileri të rëndë për afro 120 minuta.

Observatori Britanik thotë se 9 persona u vranë, por ende nuk dihet nëse Al-Bagdadi është njëri prej atyre të vdekurve. Në çdo rast, dy zyrtarë irakianë dhe dy iranianë i thanë Reuters se kishin marrë konfirmim nga Siria se kreu i kalifatit ishte vrarë.

"Burimet tona brenda Sirisë kanë konfirmuar se Bagdatdi u vra së bashku me truprojën e tij personale në Intlib. Televizioni shtetëror irakian lajmëroi se do të transmetojë videon e sulmit, duke shtuar se shërbimet irakene ndihmuan në identifikimin e saktë të vendodhjes së Bagdadit.

CNN citon një qytetar sirian i cili thotë se "pas mesnatës dëgjuam shumë helikopterë dhe avionë luftarakë që fluturonin në qiell. Pashë katër helikopterë, por mund të kishte më shumë, ishte shumë  errësirë dhe nuk mund të them saktësisht ... Kam dëgjuar shpërthime zgjatën një orë. "

Trump: Diçka e madhe ka ndodhur

Ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp shkroi në Twitter, se diçka e madhe kishte ndodhur, teksa ai pritet të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje. Dyshimet për vrasjen e tij janë hedhur edhe më parë gjatë operacioneve ndërkombëtare kundër Shtetit Islamik në Siri e Irak.

Abu Bakër al-Bagdadi, 48-vjeç ishte i pari në listën e terroristëve ndërkombëtarë të kërkuar nga Uashingtoni. Në këtë listë ndodhej prej tetorit 2011, kur për kokën e tij u vu një shpërblim prej 10 milionë dollarësh. Në 2014-ën, pasi xhihadistët pushtuan Mosulin, Al-Bagdadi shpalli krijimin e Shtetit Islamik në një territor të gjerë që përfshinte zonat naftëmbajtëse të veriut të Irakut dhe Sirisë.

Organizata e tij akuzohet për qindra vrasje, masakrime, përdhunime e shfrytëzim për skllavëri mbi baza etnike e fetare të pakicave të popullsisë në territoret e pushtuara nga xhihadistët. Ndër më të persekutuarit pretendohet se ishte komuniteti Jazid në veri të Irakut, por edhe kurdët. Shteti Islamik mori përgjegjësinë edhe për valën e sulmeve terroriste në Europë, ndër më të famshit, ai ndaj redaksisë së revistës satirike Sharli Hebdo, më 7 janar 2015 ku humbën jetën 12 persona.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po sa here eshte njoftuar deri tani vrasja e tij?! Apo ngjallet sa here ai?!...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.