Erdogan ndjek shembullin e Ramës, ngre padi kundër revistës franceze
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/10/erdo_2019_10_25_17.jpg?itok=r4SY1HHv)
Erdogan ka ngritur një padi kundër revistës franceze “Le Point”, e cila në kopertinën e numrit të fundit e përshkruan presidentin turk si një "vrasës" të kurdëve sirianë.
Agjencia e Lajmeve Anadolu njoftoi se avokati i Erdoganit ka paraqitur një padi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë për "fyerje të kreut të shtetit". Procedimi gjyqësor, me akuzën e cënimit të "dinjitetit të presidentit turk, referon gazetaren Etienne Zernel, si dhe kreun e seksionit "ndërkombëtar" të revistës në fjalë, Romain Gibber.
Kopertina e “Le Point”,, në të cilën Erdogan akuzohet për "spastrim kombëtar" kundër kurdëve sirianë në vazhdën e sulmit që nisur në Siri, ka ngjallur zemërim në radhët e qeverisë turke. Zëdhënësi i Presidentit turk Ibrahim Kalin reagoi në Tëitter kundër "Francës, e cila sipas tij kolonizoi shumë vende afrikane, duke vrarë mijëra njerëz dhe tregtuar skllevër". Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që gazeta franceze ka filluar një sulm të frontal ndaj Rexhep Tajip Erdogan. Ishte maji i vitit 2018 kur “Le Point”, e quajti presidentin turk një "diktator".
Asokohe revista madje denoncoi një fushatë kërcënimesh, kërcënimesh dhe fyerjesh në mediat sociale, por edhe në rrugë, ku grupe të mbështetësve të Erdogan kërcënuan shitësit e gazetave duke i detyruar të largonin posterat e revistës nga vitrinat e tyre. Presidenti turk nuk është i vetmi që ka ngritur padi ndaj mediave ndërkombëtare. Një të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë ndaj gazetës Bild pas publikimit të përgjimeve për zgjedhjet në Dibër.
Comments
Eshte e kunderta. Rama kopjon
Eshte e kunderta. Rama kopjon Erdoganin, pasi sulltani i Ankarase ka vite qe e perdor kete metode padish neper gjykatat e shteteve europiane.
Asgje te re
Perderisa e ndjejne veten të keqtrajtuar nga gazetat kanë të drejtë t'i padisin. Padia dhe gjyqi janë institucione shtetërore të pavarura ku njerëzit marrin shërbim në rast nevoje. S'ka asgjë të keqe dhe të rrezikshme në gjyqet për shpifje. Gazetat kanë akses në hapësirat publike që janë si sheshet e parqet publike. Ato mundet të shpërndajnë lajme të pavërteta që demtojne personalitetin e njerëzve të pergojuar. Këta kanë të drejtë të mbrohen në gjykate. Askush nuk duhet të ndihet i fyer dhe i përfolur në hapësirat publike qofte Erdogani apo edhe e ëma e Zeqos ne maje te thanës. Hapësirat mediatike janë gjithashtu të nënshtruara ligjeve të bashkëjetesës. Fakti që ke një gazetë s'të jep të drejtë të shkruash ç'të do qejfi sidomos kur bëhet fjalë të pergojosh dikë me shpifje me qëllim që t'i heqësh kredibilitetin politik. Kjo s'mundet në demokraci. Liria e shprehjes është shumë më e rëndësishme se liria për të shpifur.
Padiskutim edhe kryetaret e
Padiskutim edhe kryetaret e shteteve kane te drejten ligjore, qe permes zyrave te tyre te padisin ne gjykate cilindo qytetar per shpifje dhe demtim te figures se tyre. Por eshte nje skenar mjaft i frikshem ky i sotmi, ku keta kryetare shtetesh arrisin kaq kollaj te padisin ne gjykate permes zyrave te tyre cilindo njeri te rruges, mw tw shumtat e heres edhe ti fitojne keto gjyqe, duke i denuar me gjoba te larta keta njerez, ndersa nje njeri i rruges nuk arrin kurre te padise nje kryetar shteti, apo qofte edhe nje person te nje rangu me te ulet, e lwre mw pastaj ta fitoje gjyqin! Por ani, sic thone kosovaret, sepse dhe njerezit do mesojne nga keto metoda te reja shtypje dhe diktature, e do ndrrojne stil; nuk do ti thone me kryetarit te shtetit fashist, por do shtrojne pyetjen: a mos valle ju zoti i nderuar kryetar XY jeni kthyer ne nje fashist me keto veprimet tuaja? Sic ben tashme gazeta Bild kur don te akuzoje dike, pas daljes disa here ne gjyq per shpifje. Ndersa tani me pyetje ka te drejte cilido njeri te pyese.
Add new comment