"1917", filmi i bazuar në monoplan kandidat për Oscar
Filmi i ri i regjisorit britanik Sam Mendes, i titulluar "1917" është kandidat për të fituar çmimin Oskar.
Ngjarjet e filmit zhvillohen gjatë Luftës së Parë Botërore. Kamera ndjek dy ushtarë të rinj, Scofield dhe Blake, të cilët marrin përsipër misionin e rrezikshëm për të kaluar nëpër territorin armik dhe për të dhënë një mesazh që mund të ndalojë një sulm vdekjeprurës ndaj qindra ushtarëve.
Sidoqoftë, elementi që bën ndryshimin në dramën epike të Mendes është qasja e tij, me pak fjalë teknika e monoplanit, ku çdo skenë është xhiruar me një plan të vazhdueshëm. Teknika u përdor fillimisht nga Alfred Hitchcock në filmin "Rope" dhe Alejandro Gonzalez Inarritu në "Birdman". Pak ditë para publikimit të trailerit të vitit u publikua një video e xhirimeve të filmit, në të cilën Mendes dhe Roger Dykins, drejtor i fotografisë, shpjegojnë konceptimin dhe ekzekutimin e idesë së monoplanit, duke e konsideruar kamerën si një personazh të tretë. Filmi "1917" do të shfaqet gjatë Krishtëlindjeve në një numër të kufizuar kinemash dhe do të dalë në treg në 10 janar të vitit 2020.
Add new comment