Irani gjen mbrojtje tek Erdogan
Truqia e Reccep Erdoganit ka dalë me një tjetër qëndrim kundër politikës së jashtme amerikane në Lindjen e Mesme që në thelb synon likujdimin e regjimit iranian. Në një intervistë për median e njohur amerikane, Fox News, Erdogan bëri thirrje për kujdes kur vjen puna që të ngrihen akuza për sulmet ndaj impianteve të naftës në Arabinë Saudite më 14 shtator.
Nuk mendoj se është gjëja e drejtë të akuzojmë Iranin. Nëse ia ngarkojmë të gjithë fajin Iranit, kjo nuk do të ishte e drejtë. Sepse të dhënat e deritanishme nuk na çojnë detyrimisht drejt këtij fakti dhe kësaj akuze
tha Erdogan.
Sulmet e kryera dëmtyuan impiantin kryesor të përpunimit të naftës në botë duke nxjerrë jashtë loje 5% të sasisë globale të furnizimit. Pavarësisht kësaj, ankesa e atypëratyshme e sauditëve dhe pas tyre amerikanëve se pas sulmit qëndron Irani është asociuar më shumë me projektin e një lufte ndaj Teheranit zyrtar, të cilën Trump e aktualizoi qëkur deklaroi tërheqjen nga marrëveshja e vitit 2015, firmosur nga ish-presidenti amerikan Obama.
Por Erdogan ka dalë edhe kundër politikës së sanksioneve.
Ne jemi fqinj me Iranin dhe unë e di që sanksionet asnjëherë nuk zgjidhin ndonjë gjë
shtoi ai.
Një qasje krejt e kundër me SHBA që tanimë shohin te Turqia një ortak që udhëhiqet nga interesat e veta dhe nuk do të lidhë duart me detyrime që burojnë nga vendimmarrje kolektive.
Add new comment