Sollaku dhe Sadushi në rrugën drejt Gjykatës së Lartë
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi janë ndër 8 të kualifikuarit për të qenë anëtar të Gjykatës së Lartë.
Emrat e tyre u përzgjodhën nga KLGJ mes 22 kandidatëve juristë që kishin kaluar fazën e parë të kualifikimit. 8 kandidatët që u përzgjodhën plotësonin kriterin e 15 viteve punë. Vetëm pasi KLGJ të kryeje procesin e vetingut duke verifikuar pasurinë, figurën dhe aftësinë e tyre profesionale 3 kandidatët do të zgjidhen dhe më pas emërohen nga qeveria e gjyqësorit.
Nëse Theodhori Sollaku dhe Sadushi do të bëhen anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, procesi apo reforma ne drejtesi fiton një dimension politik pasi i pari vjen nga asambleja e Partisë Socialiste, ndërsa tjetri njeri i afërt me mazhorancën.Ish-Kryprokurori Theodhori Sollaku ka aplikuar për një vend në Gjykatën Kushtetuese.
Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm më një anëtar, Ardian Dvoranin, njëkohësisht Drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa KLGJ i ka dhënë zgjidhje përkohësisht ngërçit, duke caktuar gjyqtarë nga Gjykatat e Apelit për çështje të caktuara.
Add new comment