Reeves dhe Carrie-Anne Moss bashkohen për Matrix 4
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/08/368270FF-7689-4A0F-B9BE-66CA2FC61DA6_2019_08_21_10.jpeg?itok=rG0zATXI)
Warner Bros njofton se është duke prodhuar serinë e katërt të filmit të njohur Matrix. Keanu Reeves dhe Carrie-Anne Moss do të jenë sërish protagonistë në rolet e Neo dhe Trinity.
Kreu i kompanisë, Toby Emmerich ka bërë të ditur se një garanci për suksesin e filmit është skenaristja Lana Wachoëski që sipas tij është një njeri vizionar.
Matrix 4 pason tre seri të të njëjtit film që u shfaq për herë të parë në vitin 1999 për të vijuar më pas në vitin 2003 me dy seri të tjera.
Add new comment