Edhe Vuçiç qenka nën përgjim
Ministri i Brendshëm seb, Nebojsa Stefanoviç thotë se shërbimet e huaja përgjojnë presidentin Aleksandër Vuçciç. Në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti” ai shprehet se subjekti më i preferuar për t’u përgjuar në komunikimet elektronike është Vuçiç, përveç të tjerëe.
Nuk është e lehtë të provohet me teknologjinë e sotme që disponojnë shërbimet e huaja që mund të përgjojnë edhe pa qenë prezent në Serbi. Shërbimet e huaja të fuqive të mëdha kanë intensifikuar përpjekjet në Serbi. Ne kemi disa informacione, por nuk mund t’i bëjmë ato publike sepse këta njerëz nuk janë naivë
citohet Stefanoviç.
Komentet e tij i referohen informacioneve sipas të cilave shërbimet e huaja janë të interesuar së fundmi per fëmijët e Vuçiç.
Add new comment