Për herë të parë/Komisioni Europian me një Presidente femër

Postuar në 16 Korrik, 2019 20:32

Me 383 vota pro dhe 327 kundër Parlamenti Evropian miratoi emërimin e gjermanes, Ursula von der Leyen në postin e presidentes së Komisionit Evropian. Politikani gjerman nevojshme 374 vota për të siguruar shumicën e trupit, me 22 deputetët të abstenojë nga votimi dhe gjeti dhe një fletë votimi të pavlefshme.

Për një pjesë të mirë të eurodeputetëve, prioritetet për 5 vjeçarin e ardhshëm të prezantuara nga Ursula Von der Leyen nuk ishin konkrete, të bindshme, ambizioze dhe kurajoze, por ajo që ka bërë diferencên për shumicën, është që Von der Leyen ka marrë në konsideratë shumicën e kërkesave të grupimeve të Parlamentit Europian për programin a ardhshëm pesëvjeçar të Komisionit Europian.

Tjetër arsye e fortë për shumicën e eurodeputetëve ishte evitimi i një krize institucionale, ku vendimi do kthehej sërish në Këshillin e ministrave për gjetjen e një kandidati tjetër konsensual. Që prej mëngjesit, grupimi socialist dhe demokrat, si dhe ai liberaldemokratëve kanë kryer mbledhje intensive dhe kërkuar garanci tê mëtejshme nga kandidatja Von der Leyen deri në fund të pasdites, kur përfundimisht të dyja grupimet njoftuan mbështetjen e tyre për kandidaten Von der Leyen me kushtin që ajo të mbajë premtimet e dhëna.

Grupimi i gjelbêr në Parlamentin Europian, e majta radikale dhe e djathta radikale i qëndruan deri në fund votës kundër për Ursula Von der Leyen, duke konsideruar se ajo nuk ka njohjen e duhur të dosjeve, nuk i është përgjigjur kërkesave konkrete dhe se është një përzgjedhjeve e liderëve europianë pa respektuar asnjê kriter. Për votimin e presidentes së Komisionit Europian ka mbizotëruar vullneti i mirë dhe përgjegjësia për të mos t’i shtuar një krizë institucionale krizave të tjera që përjeton Europa.

Bashkëpunëtorja e ngushtë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe anëtare e Partisë Kristian Demokrate (CDU), ka deputetë bindur për të votuar si pasuese e Jean-Claude Juncker. Ajo bëhet gruaja e parë që zgjidhet në postin e Presidentes së Komisionit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.