Publikohet biseda e Haradinajt me komedianët rusë (Video)
Dy komikët rusë që vunë në lojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut kanë publikuar sot edhe biesdën telefonike të bërë me kryeministrin e Kosovës. Njëri prej tyre i është prezantuar zotit Haradinaj si ish ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, duke i thënë se pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë do ta njihte pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim të mbështetjes së Haradinajt.
Në këtë bisedë telefonike të publikuar në youtube, Haradinaj i premton mbështetje ‘Poroshenkos’ për zgjedhjet, duke i thënë se do ta përkrahte publikisht përmes llogarisë së tij në tëitter. Vetë kryeministri Haradinaj e pranoi një ditë më parë se kishte rënë edhe ai pre e farsës së dy komedianëve rusë, duke pohuar se qëndrimi i tij në çdo rast ka qenë korrekt dhe në funksion të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj: Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet
Poroshenko i rremë: Po, dhe mendoj që pas fitores, unë do ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur
Pas kësaj bisede të zhvilluar, Haradinaj ka publikuar një status në twiterin e tij ku i ka uruar fitore në zgjedhje Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov”
“I uroj popullit të Ukrainës zgjedhje të lira dhe demokratike. Për mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e tij të ardhshëm Vovan Lexusov dëshiroj fitore për të udhëhequr Ukrainën drejt rrugës së integrimit Euroatlantik. Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe propsoritet- kishte shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në twitter.
Add new comment