KQZ, telefon i prishur. Pranon mospërputhjet e shifrave

Postuar në 01 Korrik, 2019 12:40

Votimet e së dielës përtej aspektit politik duket se po çalojnë edhe nga ana organizative ose thënë ndryshe standardet.

Në shumë Bashki, numri i votave rezulton më i madh se numri i votuesve, duke bërë që pjesëmarrja të vihet në dyshim.

KQZ përmes zëdhënëses ka sqaruar se të dhënat e publikuara janë informacione të siguruara në rrugë operative (me telefon) nga Komisionet e Qendrave të Votimit, duke ekspozuar mungesën e seriozitetit në lidhje me këtë proces.

 

Deklarata e Zëdhënëses

Është theksuar disa herë se, këto nuk janë rezultate përfundimtare, dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje, të cilat me seriozitetin më të madh do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përundimtar të votimit. Kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare e legjislatorit shqiptar përmes Kodit Zgjedhor dhe vendimmarrjes së KQZ-së ndër vite që, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo për të dhënë një informacion paraprak, ka zgjedhur këtë fundit, në mënyrë që ti mbajë qytetarët të informuar, por pa pretenduar saktësinë absolute, e cila vjen vetëm në përfundim të procesit. Ky është një fenomen i cili është evidentuar në çdo proces zgjedhor, por duke qenë se vëmendja kryesore ka qenë tek rezultati, ndërkohë që aktualisht është edhe tek pjesëmarrja, këtë radhë po evidentohet me dukshëm. Kjo problematikë e mbarsur mund të zgjidhet vetëm në rast se procesi i votimit bëhet tërësisht përmes teknologjisë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.