Tërmet socialist edhe në Shtëpitë e Zotit

Postuar në 23 Qershor, 2019 19:55

Partia Socialiste është kudo. E gjen nga sonetat e Carla Bruni-t , deri në Kishën e Leklit apo atë të Rroskovecit

Rilindja e bën tërmet ngado, si në Dibër me shenjtërinë e votës ashtu edhe me fjalën e dhënë në shtëpinë e apo Rrugën e Zotit. Publiçiteti i kësaj qeverisje po tejkalon çdo marrëzi duke zëvendësuar Ungjillin me ligjërimet e Tërmet Peçit dhe Majlinda Bufit. Dy bashkiakët socialistë të Tepelenës dhe Rroskovecit u futën njëri në Kishën e Leklit tjetra në Kishën e Shën Kollit për të folur për Rilindjen dhe bëmat e saj.

“Edhe pse në orë tepër të vonë, aty gjeta mikpritjen si rrallëkund, të burrave dhe grave të këtij fshati, që dikur ka qënë një qendër e rëndësishme me ndikim në rrëzë. E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekëliotve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet..”-shkruan Tërmet Peçi pa shpjeguar më shumë për ndikimin në rrëzë

Nga ana tjetër Majlinda Bufi dha një intervistë në ERTV për projektet e Rroskovecit dhe planet e saj për të ardhmen. Mitropolia e Fierit reagoi duke thënë se kjo intervistë ishte realizuar pa lejen e saj dhe përdorimin e Kishës për takime politike e konsideron “një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi”. Në deklaratë theksohet gjithashtu se kjo intervistë është në shkelje të marrëveshjes së vitit 2009, midis Qeverisë dhe Kishës Ortodokse, që “ndalon ndërhyrjen dhe përdorimin e objekteve fetare nga autoritetet shtetërore.”

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

PS ka marre superxhiro, nuk njeh kufij dhe po teston deri ku mund ta coje bastardhekun e vet! Ka mbeshtetjen edhe te disa ambasadoreve qe i japin kurajo te vazhdoje ne kete drejtim!

Ndoshta duhet edhe nje martese lesbikesh e bekuar nga kisha me Edi Ramen protagonist kryesor (ne vend te priftit), ne prag te zgjedhjeve te 30 qershorit!
Kjo do te kompletonte imazhin e Shqiperise qe duan edhe ambasadoret e integrimit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.