Pallavra story me KQZ

Postuar në 23 Qershor, 2019 14:21

Ka nja dy ditë që qarkullon në mediat që jetojnë në xhepin e pushtetit një “lajm” për zgjedhjet e vitit 2011. Kur sipas këtij interperetimi pushteti I vidhte votat e fitores Edi Ramës, asokohe kryetar bashkie në Tiranë. Temë në fjalë e ka marrë edhe një faqe, realstory.al, tekstin e së cilës e kanë riqarkulluar disa media të tjera.

Thuhet ndër të tjera në këtë teskt:

Maj 2011, Lulzim Basha kundër Edi Ramës për bashkinë e Tiranës. Ky i fundit e fitoi kryeqytetin me dhjetë vota më shumë, por PD kërkoi hapjen e kutive ku dyshohej se “ishte bërë numërim gabim”.

Këtu nisi gjithçka, numërim në KQZ, i transmetuar nga të gjitha mediat, dhe rezultati ishte kthim i vullnetit të qytetarëve, duke i dhënë bashkinë Lulzim Bashës.

Ajo skenë nuk do të harrohet lehtë nga shqiptarët, por në një kohë kur janë publikuar përgjimet e Bild, që japin indicie për blerje vote, rikthimi në kujtesë (me shkrim dhe pamje) i numërimit të votave në 2011, tregojnë se dikur vota vidhej, direkt në transmetim televiziv, pa pasur nevojë për përgjime

Përveç fëndës publicitare “nuk do të harrohet lehtë nga shqiptarët”, sepse e kemi parë sa lehtë e gjejnë pazarin me Bashën këta, interpretimi në fjalë nuk i qëndron edhe aq të vërtetës. Rinumërimi nuk u bë sepse ishte bërë numërimi në komisione gabim, por sepse u kërkua zyrtarisht rivlerësimi i fletëve të votimit të kontestuara, të shenjuara si të tilla. Për të vënë në lëvizje këtë procedurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe një vendim të posaçëm, sigurisht me shumicë votash nga anëtarët e djathtë.

Faqja në fjalë thotë se u kthye vullneti i qytetarëve, por lë pa kujtuar se përfaqësuesit elektoralë të Partisë Socialiste morën pjesë në rinumërim në rolin e vëzhguesit dhe bënin kontestime live për vlerësime të fletëve të caktuara.

Vendimi që u mor për këtë çështje u reflektua në përmirësimet e bëra në Kodin Zgjedhor me propozim të Partisë Socialiste dhe u la në fuqi nga Kolegji Zgjedhor. Vendimi në fjalë nuk gjente referencë në dispozitat e Kodit Zgjedhor, por në frymën e Kushtetutës dhe të Kodit që në princip duhet të sigurojnë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe që vota e tyre të lexohet. Madje dhe arroganca e Ristanit u zëvendësua me Denar Binën, ndërkohë që Ristani u shpërblye me deputetllëk kurse Biba do na bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sot kemi një vendim të KQZ-së me shumicë të anëtarëve të majtë. Por sot ky vendim konsiderohet legjitim dhe i drejtë nga pallavra storyt e të majtës, ndërkohë që vendimi i 2011-ës, edhe pse procedurialisht i mbështetur në akte zyrtare të KQZ-së konsiderohet i paligjshëm.

Qejfe - qejfe kjo Dynja, qejfi - qejfit nuk i ngjan!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.