Zbardhet takimi i Ramës me ambasadorët: Kryeministri jashtë realitetit
Dy deklaratat e zëdhënëses së Komisionit Europian, Koçijançiç dhe kreut të radhës së OSBE-së, Lajçak që populli shqiptar të votojë brenda afateve, reflektoi pozicionin e tyre afër qeverisë lidhur me krizën. Nuk dihet sa ky pozicion është i ndikuar nga ambasadorët, të cilët Rama i thirri dje në zyrë për t’u kërkuar mbështetje. Nga zyra për shtyp e kryeministrit, por edhe nga selitë e huaja diplomatike nuk pati ndonjë njoftim mbi këtë takim, por mediat e huaja kanë zbardhur detaje.
Kështu in.gr raporton se për më shumë se 1 orë e gjysmë kryeministtri Edi Rama u përpoq t’u shpjegonte ambasadorëve të huaj këmbënguljen për të mbajtur zgjedhje në 30 Qershor, pavarësisht nga fakti se Presidenti i Republikës anuloi me dekret zhvillimin e tyre, ndërsa opozita ka deklaruar pamundësimin e procesit.
Rama shprehu besimin se tensionet që mund të shkaktohen nga opozita do të jenë të menaxhueshme dhe se në asnjë rast nuk do lejojë një zhvillim të tillë, dmth anulimin e zgjedhjeve, pasi sipas tij do krijonte një precedent të rrezikshëm për stabilitetin politik të vendit.
Ai u kërkoi diplomatëve të mos miratojnë kërkesat e opozitës dhe ndihmën e tyre për të ulur tensionet.
"Ne u larguam me shumë pikëpyetje"-tha për Agjencinë ANA pas takimit një anëtar i misionit diplomatik.
"Kryeministri e trajton gjithë situatën me një qasje ligjore dhe jo në dimensionin politik, ashtu siç është në realitet"-shtoi ai.
Add new comment