Mungoi vetëm Gjici, "e lanë gjunjët!"
Partizani u kurorëzua edhe zyrtarisht kampion i Superligës për sezonin 2018-2019. Trofeu iu dorëzua kapitenit Alban Hoxha gjatë një ceremonie të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pas ndeshjes kundër Kukësit.
I vetmi që i mungoi festës së kuqe por edhe tribunës së Selman Stërmasit deri në fund ishte presidenti i Kukësit, Safet Gjici, të cilin mesa duket “nuk e kanë mbajtur gjunjët” për të ndjekur etapën e parafundit të ekipit të tij. Gjici ka patur pritshmëri të mëdha këtë sezon për Kukësin, duke mos nguruar të japë ekspertizën e tij për garën sportive me Partizanin me një parashikim sa sfidues aq edhe kurajoz.
“Partizanin, ne e kemi lënë përpara si puna e biçikletes. Cilës skuadër do t’i mbajnë gjunjët deri në fund, ajo do të shpallet kampion. Partizani vazhdon përpara deri sat a mbajnë gjunjët, po i lanë do rrijë, po nuk i lanë do vazhdojë. Vetëm finishi do tregojë kush do e mbajë titullin”.
Në fotofinish skuadra e Kukësit u rendit e dyta, por me siguri për vitin tjetër jo vetëm ekipi por edhe presidenti duhet të përmirësohen edhe në aspektin fizik për të tejkaluar gjunjët e kundërshtarëve. Për statistikë, ndeshja e kësaj të diele u mbyll në barazim 1-1, ku kuksianët ndonëse kaluan në avantazh nuk e mbajtën dot rezultatin deri në fund.
Comments
Eshte qesharake qe, per arsye
Eshte qesharake qe, per arsye qe dihen, mundoheni ta paraqisni garen ne kampionatin shqiptar, si gare sportive.
Add new comment