“Where Hands Touch”, një kapitull i panjohur i Gjermanisë naziste

Një fotografi e vjetër e një klase nxënësish nga Gjermania naziste provokoi "shtysën" e regjisores Amma Assante, për të nisur projektin e filmit “Where Hands Touch” që do të nisë të shfaqet në kinematë europiane nga 14 shtatori.
Filmi trajton marrëdhënien e një vajze mulate (afrogjermane) me një anëtar të Rinisë Naziste, bazuar në ngjarje të vërteta. Gjatë periudhës së Gjermanisë naziste, nga viti 1933 deri më 1945, afro-gjermanët ishin me mijëra, origjina e të cilëve daton që nga periudha perandorake. Edhe pse nuk kishte trajtim të diferencuar me kalimin e kohës atyre iu ndalua të kishin marrëdhënie me të bardhët, u përjashtuan nga arsimi dhe disa lloje punësh ndërsa ë tjerët u transferuan në kampet e përqendrimit.
Megjithatë, në vija të përgjithshme historia e tyre është e panjohur, dhe regjisores iu deshën 12 vjet për ta sjellë në ekranin e madh. "Shpesh ka një lloj mosbesimi, dyshim, dhe madje edhe refuzimi për jetën e vështirë që kanë kaluar këta njerëz"- tha ajo për BBC.
Njerëzit me ngjyrë ishin gjithashtu në shënjestër gjatë Holokaustit, edhe pse jo aq sistematikisht sa hebrenjtë, romët, invalidët dhe sllavët. Ai e përshkruan "asimilimit" në kontekstin e radikalizimit të vazhdueshëm të politikës racore në Gjermaninë naziste.
Add new comment