Hallva e ftohtë e bashkimit

Postuar në 20 Maj, 2019 18:47

Nën hijen e përplasjes mes dy kryeministrave, në Tiranë u mbajt takimi i dyte koordinues mes Shqipërisë dhe Kosovës pa praninë e dyshes Rama - Haradinaj.

Ky takim kishte në fokus nisjen nga funksionimi te marreveshjeve qe dy qeveritë nenshkruan ne mbledhjen e Pejes, ku dy kryeministrat bashkuan duart mbi flamur për t’i çuar Europës një peshqesh të bukur nga martesa e vizionit të Edi Ramës me endrrat e Ramushit.

E gjitha rezultoi një show i kryeministrit të Shqipërisë që nga Peja i bëri karshillëk Brukselit duke mbrojtur vendosjen e taksës për mallrat serbe ndonëse më vonë ndërroi mendje dhe i kërkoi Haradinajt ta pezullonte taksën dhe mos të bënte si i papjekur para Merkelit në Berlin.

Historia e këtij njeriu (Edi Ramës)  është një dështim më vete dhe meriton trajtim ekstrapolitik, por në terma konkretë gjithçka u trumbetua për një dokument strategjik të vendeve rezultoi një vrimë në ujë. Hapat e hedhur për një hapësirë të përbashkët ekonomike janë në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Në terma konkretë nga 1 korriku do të nisë nga zbatimi i marrëveshja për heqjen e roamingut mes dy vendeve. Njohja e ndërsjelltë e patentave është një hap tjetër që është drejt finalizimit.  Ndërsa me sfidues duket procesi i menaxhimit kufijve. Edhe pse dy grupet e punës kanë punuar për heqjen e pengesave të kalimit kufitar njehesimi i legjislacionit është një çështje komplekse, pasi Brukseli ka frenuar çdo heqje të kufijve mes dy vendeve. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe epilogu ishte raportimi që Limaj e Braçe do bëjnë te dy kryeministrat Rama e Haradinaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.