Serbia kërkon akses në gazsjellësin TAP
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pati një bisedë telefonike me kryeministrin bullgar Bojko Borisov ku diskutoi çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.
Siç njoftoi zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të samitit katër-palësh Greqi - Bullgari - Rumani - Serbi.
Gjatë diskutimit, referenca të posaçme iu kushtuan projekteve të infrastrukturës në sektorët e transportit dhe energjisë. Aleksandar Vuçiç njoftoi se të shtunën e ardhshme do të hapet pjesa e fundit e autostradës pan-evropiane "Korridori 10" që kalon në Maqedoninë Veriore dhe Greqi.
Pjesa më e madhe e diskutimit u fokusua në çështjet e bashkëpunimit të energjisë dhe sidomos lidhjes së Serbisë në të ashtuquajturin "tubacioni i Ballkanit", duke krijuar një degëzim të gazsjellësit “Turkish Stream “, i cili përmes Bullgarisë dhe Serbisë do të arrijë deri në kufirin me Hungarinë.
Ndërlidhja me TAP
Sipas një deklarate nga zyra e Vukçiç, pas një propozimi të Bojko Borisov, u shqyrtauan mundësitë për diversifikim e gazit jo vetëm nga burime që vijnë Rusia, duke patur parasysh ndërlidhjen me gazsjellësin TAP që kalon nga Greqia dhe terminalin e gazit të lëngshëm që pritet të ndërtohet në Aleksandropolis.
Add new comment