Ish-gardisti i Grupit të Zjarrit në 21 Janar, kandidat i PS në zgjedhje
21 janari është një datë simbol për Partinë Socialiste, një lloj reference e revolucionit të Rilindjes ndaj autokracisë së ish-punistit Sali Berisha.
4 “Dëshmorët” që u vranë me duar në xhepa nga plumbat e Gardës, tani nuk janë veçse disa dordolecë që patën çmimin e tyre në rikthimin e PS dhe zotit Rama në pushtet, kuptohet me ndihmën e Ilir Metës dhe partisë së tij. Pushteti vrastar i Sali Berishës siç e kanë etiketuar socialistët tashmë është vitrinë e Rilindjes.
Agron Malaj, komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit është përzgjedhur nga Kryesia e PS-së, si kandidat Bashkine e Matit në zgjedhjet e 30 qershorit. Kujtojmë që Malaj ishte një nga 10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët hapën zjarr ndaj protestuesve dhe një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri sapo ai mori detyrën.
Në 26 tetor 2013, Agron Malaj u përjashtua nga Garda, për të vazhduar karrierën politike. Disa muaj më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth. Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste.
Add new comment