Një mbret në shekullin e 21-të
Në Tajlandë kanë nisur ceremonitë për kurorëzimin e mbretit Maha Vajiralongkorn që është i pari monark pas shtatë dekadash.
Rituale budiste dhe brahmane, spërkatje me ujë të bekuar, këto kanë karakterizuar një ceremoni që duket se vjen nga kohë të tjera në shekullin e 21-të. Vajiralongkorn është kurorëzuar me emrin Rama X i Tajlandës dhe ai vjen në frond y vjet pas vdekjes së të atit, mbretit Bhumibol. Tajlanda është monarki kushtetuese që nga vitit 1932 dhe mbreti aty ka fuqi të mëdha përveç se shihet si simbol shpirtëror i popullit.
Do të sundoj duke ndjekur shembullin e mbretërve të mëparshëm, me drejtësi dhe për të mirën e të gjithë popullit, përjetësisht
tha ndër të tjera mbreti.
Ai do të konsakrohet si Mbreti Zot, diçka ekzotike në shekullin tonë.
Add new comment