Nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit/Shqipëria zbret shtatë vende për lirinë e medias
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/04/704387F3-ADCE-44EF-8C0C-2A3A36EE350A_2019_04_18_11.jpeg?itok=dbk7JE2a)
Shqipëria ka regjistruar rënië në lirinë e medias për vitin 2018. Raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij e rendit atë tonë në vendimme 82-të, shtatë vende më poshtë se një vit më parë. Rënia është karakteristike për mbarë rajonin dhe BE-në që për nga niveli i humbjes së renditjes vijnë të dytët në botë pavarësisht se Europa është mjedisi më i mirë për gazetarët.
Për Shqipërinë ka rëndësi arsyeja që ka çuar në këtë rënie dhe pushteti është violinë e parë e kësaj note negative.
Sulmet ndaj medias si nga qeveria ashtu edhe nga krimi i organizuar ka arritur nivele të paprecedenta në vitin 2018. Gazetarët ishin subjekt fyerjes, kërcënimesh me vdekje dhe procedimesh ligjore që synonin intimidimin dhe frenimin e investigimit të korrupsionit. Politikanët me në krye kryeministrin Edi Rama, i cilësuan mediat si kazan dhe prodhues të lajmeve të rreme. Kryeministri ka propozuar një ligj që synon të rikthejë kontrollin e shtetit mbi median elektronike, siç thonë kritikët, dhe të kufizojë aksesin në informacion
thuhet në raport.
Është ndoshta ndër të paktat herë që e kryeministri nominohet me një çmim të tillë në përkeqësimin e lirisë së medias në një vend ai Shqipëria. Ironia është se kryeministri aktual vjen nga media, është krijim i saj ndonëse në politikë vështirë se historia e Shqipërisë do gjejë ndonjë gjë më fake sesa Edi Rama.
Comments
Tani, te rrime shtrember e te
Tani, te rrime shtrember e te flasim drejt, keto vende perendimore qe rreshtohen ne vendet e para per liri gazetarie, paguajne miliarda euro per imazhin e tyre. Me i lire eshte nje njeri te shkruaje dicka ne shume vende te tjera te vogla, se sa ne nje vend te Europes Perendimore. Ndersa ne Shqiperi mungon gazetaria e lire ne disa tema, si ajo e nxjerrjes se fakteve te kapjes se politikes nga biznesi.
Add new comment