BB i lexon ndryshe protestat në Shqipëri (Video)
Leximi i situatës në Shqipëri dhe protestave të opozitës janë përcjellë me një narrativë që qeveria e ka kanalizuar te frika e opozitës nga reforma në drejtësi dhe ndikimi rus, duke shmangur çdo analizë mbi gjendjen ekonomike apo faktorë të tjerë që ushqejnë pakënaqësinë e njerëzve.
Ekonomia ka nisur të japë shenja të dobësimit, me rënie të ndjeshme tek eksportet apo punësimi dhe këtë e konstatojnë si Banka e Shqipërisë që në përgjithësi ka ruajtur qeverinë nga ekspozimi, por së fundmi edhe Banka Botërore.
Gjatë prezantimit të raportit ekonomik rajonal, ekonomistja pranë BB në Tiranë, Esmeralda Shijaku tha se protestat jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në vendet e rajonit lidhen me vonesat në zbatimin e reformave dhe se parashikimet për të ardhmen e afërt janë pesimiste.
Add new comment