Ata që duan të rrinë dhe Ata që duan të ikin

Postuar në 01 Prill, 2019 12:58
Georgios Vlachos

 

Banorët e tanishëm të kësaj toke janë të ndarë në dy kategori të mëdha. Nuk ndahen në komunistë dhe borgjezë, lodra të fuqive të huaja dhe patriotw, të krahut të djathtë dhe të krahut të majtë, monarkistë dhe demokratë. Ata ndahen në ata që duan të rrinë dhe ata që duan të largohen.

Këta të fundit, mund të mos ikin ndonjëherë, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Tani – dhe më vonë, pas pesë vjetësh – teksa janë ulur në një kafe nën diell, me valixhet gati në dorë, ata po planifikojnë migrimin e tyre të ardhshëm gjetkë, në një vend të qetë të Amerikës së Jugut. Ata ëndërrojnë për një dyqan të vogël në një port të huaj, të jetojnë në vende shumë larg ku nuk njohin kënd dhe askush nuk i njeh ata, siç edhe thotë kënga.

Ata bëjnë para, gjejnë një mijë e një mënyra për t’i dërguar jashtë, e bëjnë vendin më të varfër me ëndrrat e tyre, përhapin frikë gjetiu, ata ndalin projektet e reja, ata qëndrojnë aty në melankoli, përherë me valixhen në dorë, përballë dyqaneve të të tjerëve duke pyetur: je i çmendur? Pse i hedh paratë e tua këtu? Nuk e sheh se çfarë po ngjet? Zahariadhi(lideri i Partisë Komuniste) do vijë, do ju vrasë dhe do u marrë çdo gjë.

Dhe ata lëviznin drejt një dyqani që sapo është pastruar, më tej akoma ku një anije po lundron në dete të huaj, ata vazhdojnë me të njëjtën muzikë të mjerueshme: Do të punoni këtu? Do të shkarkoni produktet tuaja këtu?

Për fat të keq, këta njerëz nuk janë të aftë të largohen nga vendi, kështu që ne mund të lirohemi prej tyre. Ata do të qëndrojnë këtu me ne, përherë të gatshëm, në dhomën e pritjes, përherë me një pasaportë dhe një vulë konsullore, pesimistë, disfatistë, përhapës të pikëllimit, përherë duke konsideruar bagazhin si atdheun e tyre, ndërkohë që e boshatisin atë rugëve, në shtëpitë e njerëzve, te fqinjët: Mendon se jam aq i çmendur sa të qëndroj këtu? Do shkoj të jetoj gjetkë.

E megjithatë ata qëndrojnë këtu. Po çfarë do bëjmë me ta? Më mirë nëse ata largohen të gjithë sa më shpejt, këta kalimtarë emocionalë, këta grekë efemerë të dorës së dytë.

Po për grekët e rendit të parë? Këta, të mirët apo të këqijtë, janë disa prej nesh që do të qëndrojnë këtu, në një mënyrë apo tjetër. Ata që u rritën këtu, që jetuan, që u plakën këtu, që kanë rrënjë të thella në këtë tokë dhe duan që, kur të vdesin, të varrosen këtu. Ata prej Nesh – të djathtë, të majtë, komunistë dhe fashistë – që duhet të bëjnë një plan që do të sigurojë një lloj jetese në këtë vend ku kemi ndërtuar përherë shtëpinë tonë.

Njësoj si mbytja e tmerrshme e anijes së Robinson Kruzosë, ne kemi të drejtën, për sa kohë nuk biem dakord me njëri-tjetrin, të debatojmë, të shmangim “mirëmëngjesin”, të mos përshëndetemi, të ndërtojmë kasollen tonë në cepin e kundërt të ishullit tonë dhe madhe edhe të therim njëri-tjetrin ndonjëherë.

Kjo nuk është edhe aq keq. Por të djegësh pyllin? Të jetosh pa një çati? Të vdesësh në ftohtin e dimrit? Ky do të ishte budallallëk shumë i madh nga ana jonë. Dhe sërish, kjo është ajo që ne po bëjmë, grekët e dytë, me një plan, me këmbëngulje, me kokfortësi, të gjithë bashkë. Ne djegim! Dhe do të vdesim në dimër nga i ftohti.

Burimi: Kathimerini(artikull i datës 23 shkurt 1947)

Përkthimi: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.