Kampioni i qeverisë “Rama 1” merret i pandehur

Postuar në 26 Mars, 2019 18:30

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të mos pranojë kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri për të pushuar çështjen ndaj tij.

Pas një seance maratonë, Tahiri, i cilësuar si “kampioni” i qevrisë “Rama 1” do të duhet të bëhet gati për t’u përballur në gjyq me akuzat e Prokurorisë për trafik ndërkombëtar droge.

Vetë Tahiri e komentoi me sportivitet vendimin, duke thënë se Prokuroria nuk ishte e aftë t’i provonte shkeljen e ligjit.

Ai tha se gjithsesi, ata që e çuan në bankën e të akuzuarve nuk do ia dalin dot ta bëjnë kurban të drejtësisë.

Nuk jam ndonjë hero i heshtur, por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush. Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj. Sot dhe tutje do të flas edhe unë. Në Gjykatë dhe për publikun. Nuk mund të jetë më një proces ku provat e ashtuquajtura trafikohen…Unë di t’ju them që ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade. Unë nuk mërzitem dhe nuk më shqetëson asgjë nga këto. Them që do t’ia dal!  E dyshoj shumë fort që ky është sistemi i drejtësisë për të cilën unë luftova. Por gjithsesi mbetet për t’u parë. E gjitha është një absurditet. Unë i drejtohem Prokurorisë dhe Gjykatës të më thonë se ku kam shkelur ligjin dhe nuk më thonë asgjë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.