Një shkrim me dëshmi dhe akuza i "Spiegel" për kampin e muxhahedinëve në Manëz
Revista e njohur gjermane “Spiegel” ka publikuar online në versionin anglisht shkrimin e vet dedikuar muxhahedinëve iraninë që jetojnë në Shqipëri. Autorja e shkrimit është Luisa Hommerich dhe në tërësi shkrimi merret sa me strukturën e grupit politik në fjalë, aq edhe me dëshmitë e njerëzve që kanë jetuar në kamp apo pranë organizatës MEK për një kohë të gjatë. Në shkrim hidhen disa supozime që bazohen në burimet e gazetares si p.sh se për disa ekspertë të sigurisë, kampi financohet nga SHBA, Arabia Saudite dhe Izraeli. Revista citon përfqësus të MEK ta kenë mohuar një gjë të tillë. Por duke iu referuar dokumenteve zyrtare amerikane, “Spiegel” shkruan se SHBA ka kaluar 20 milionë dollarë përmes agjencisë së OKB-së për refugjatët që mandej shërbyen për kampin ku thhet se ka 200 komandantë.
Një ndër spekullimet në shkrim, bazuar mbi dëshminë e një ish-anëtari të kampit, është se aty aplikohen tortura dhe zhvillohen përgatitje ushtarake. Diçka që e vendos Shqpërinë në një pozicion aktiv dhe jo thjesht pasiv për strehimin e tyre.
Shkrimi po ashtu përcjell shqetësimet për korrespondencën e vështirë të stafit me përfaqësues të muxhahedinëve të cilët operojnë në Gjermani, Francë, por edhe Shqipëi. Një element kurioz është se në fund të janarit, ose fillim të muajit shkurt, këshilltari për Sigurinë i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, ka zhvilluar një videokonferencë me muxhahedinët, çka përkon edhe me telefonatën e kryeministri Edi Rama me z. Bolton.
Dy janë dëshmitë: njëra e Somayeh Mohammadi për të cilën gazetarja Hommerich shkruan se i ati ka 21 vjet që përpiqet ta lirojë. Në vitin 2013 madje Somayeh ka dërguar një letër autoriteteve kanadeze përmes së cilës kërkonte rikthimin në Kanada, por ndryshoi mendje. Sipas gazetares i ati, pretendon se organizata e ka gënjyer dhe përdorur dhe se ajo mbahet kundër vullnetit të saj. Një pretendim që patjetër rëndon mbi autoritetet shqiptare.
I dyti, është Gholamreza Shekari, për 20 vjet anëtar i grupit dhe që akuzon se e kanë kërcënuar se nëse largohet do ta dorëzonin tek irakianët që do të thotë tortura.
Ky është pak a shumë shkrimi në versionin online në anglisht. Aktualisht aty ka disa akuza që bazohen mbi dëshmi dhe burime për të cilat qeveria shqiptare nuk ka asnjë reagim. Janë çështje që janë ngritur herë pas here në mediat shqiptare, por nuk ka një shpjegim zyrtar nëse bëhet fjalë për spekullime apo ka diçka të vërtetë. Duhet thënë se prezenca e muxhahedinëve në Shqipëri nuk po kalon pa vëmendje dhe se çdo incident që presupozohet se ndodh prodhon detyrime publike për qeverinë që duhet të sqarojë herët apo vonë si qëndron e vërteta.
Comments
Tani, perdite shtypin
Tani, perdite shtypin shqiptar nuk e shohim, por me aq sa shohim, ky shtyp ralle e tek jep ndonje lajm te shkurter mbi kontigjentin e iranianve ne Shqiperi, si bie fjala kur ka ndonje festim te tyre. Pra, shtypi shqiptar ose eshte indiferend ndaj jetes se ketij kontigjenti te madh, pra eshte edhe indiferent ndaj interesit te qytetarve shqiptare per te ditur se si jetojne dhe cfare bejne iranianet ne token e tyre, ose shtypi shqiptar nuk lejohet nga shteti te kontaktoje me kete kontigjent, pra ka frike, sepse ligj per te takuar dhe pyetur cfare problemesh kane ata aty ku jetojne, nuk ka. me mire vone se kurre, thote llafi i urte, ndaj shtypi shqiptar, (televizionet dhe gazetat) duhet ta sqarojne se sa qendrojne ato probleme qe ngre shtypi i huaj (spiegel)! Ne te kundert duhet menduar qe ky shtyp ka frike, sepse shteti shqiptar nuk lejon investigime te lira te medias ne kete rast. Nese po, perse?..
Add new comment