Zbulohen në Tanzani fosilet e një Titanosauri (Video)
Shkencëtarët zbuluan në Tanzaninë jugperëndimore fosilet e një dinosauri barngrënës me një qafë të gjatë dhe bisht të gjatë, i cili u përket familjes së titanosaurve.
Bëhet fjalë për një specie gjatësi rreth tetë metra dhe peshë një ton që ka jetuar nga 100 deri në 110 milion vjet më parë. Profesori i Universitetit të Ohajos, Patrick O'Connor e quajti atë Mnyamawamtuka moyoëamkia
Deri më tani, janë zbuluar rreth 60 lloje dinosaurësh të familjes Titanosaurus. Fosili i ri Tanzanisë u zbulua në një shpat të pjerrët mbi bregun e lumit Mtouka.
Titanosaurët, që ecnin në katër këmbë, ishin grupi më i përhapur i dinosaurëve. Ata u shfaqën para rreth 125 milionë vjetësh. Disa prej tyre e kanë zhvilluar një madhësi mbresëlënëse, si Patagotitani i Argjentinës që kishte gjatësi prej 37 metrash dhe peshon 70 ton.
Add new comment