Para jush, delegati Gent Cakaj!
Edi Rama shoqëroi sot “dhëndrin” e përzgjedhur për ta përfaqësuar si mëkëmbës në Ministrinë e Jashtme.
Duke lexuar aktin e delegimit Rama la të kuptohet se ai do të jetë vetëm formalisht ministër i Jashtëm, pasi funksionet do t’i ushtrojë Gent Cakaj.
Ndërsa ministri në largim Ditmir Bushati foli për miq dhe armiq gjatë sfidave me të cilat iu desh të përballej në krye të ministrisë së Jashtme. Një ditë më parë edhe ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, e quajti zhvillim negativ largimin e Bushatit nga Minitria e Jsshtme e Shqipërisë.
Add new comment