Puthe fort Sajmirin zoti Kryeministër!
Gazetarët duhet ta mbyllin vitin duke i kërkuar ndjesë Tahirit për ato që kanë shkruar për të. Kërkojini falje për ça i bëtë, pasi jua dhanë juve faktet ata dy të zullumit, që mbushët dynjanë me lajme. Kërkojini falje pastaj shohim të tjerat.
Kërkojini falje pasi Antimafia Italiane dhe prokuroria e Katanias i shkoi në fund atij hetimi dhe iu nxori fillin atyre muhabeteve se ato përgjigje ishin kazan. E tha Prokuroria Katanias dhe jo unë. Për atë kazan ju kërkuat llogari që pse nuk i hoqëm imunitetin. Deri në fund drejtësia s’ka thënë fjalën e fundit. Tahiri nuk është pjesë e familjes tonë politike
Këtë deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me gazetarët. Duke harruar ndoshta se për zotin Tahiri, apo i njohur ndryshe si Saimir Hashashi, ka një hetim edhe prokuroria e Shqipërisë. Ka madje një hetim edhe për biznesmenin O.S. ka madje hetime dhe është shpallur në kërkim edhe një ish-drejtor drejtorie në Policinë e Vlorës.
Këto zoti Rama ndoshta i ka harruar sepse nuk e kërcënojnë më si çështje të nxehta dhe sepse Prokurorinë e ka në xhep. Pafytyrësia e këtij njeriu është kuriozitet zoologjik pse përputh në fakt natyralitetin e të vepruarit me reflekse të kushtëzuara, në kushtet kur morali, ndjenja e detyrës apo përgjegjëshmëria janë të domosdoshme në ekuacionin e ballafaqimit me Tjetrin.
Asnjë gazetar nuk ka detyrim parimisht ndaj Sajmir Tahirit, apo ministrit që ishte kryeadminitratori i drogës në Shqipëri. Nëse zoti Rama nuk e beson, atëherë ne po i referohemi deklaratave të Koço Kokëdhimës, që dikur e mëkonte kryeministrin dhe e mbante afër kur edhe qante në dorëheqje e sipër. Asnjë falje nuk i do kërkuar Tahirit, këtij karagjozi që ia dedikoi vetes me vullnet të lirë fjalën BURG, në presionin e panikut që e kishte kapur nga intrigat e Ilir Metës.
Të gjithë shqiptarët duhet t’i kërkojnë ndoshta falje fëmijëve të vet për votën që i dhanë kësaj partie që krimin e ka yllin në ballë dhe pasionin në zemër. Kjo është e vërteta në fakt me një realitet që e dimë të gjithë, e kemi prekur sepse Shqipëria është kaq e vogël.
Puthe në faqe Sajmirin Edi Rama! Puthe dhe përkedhja flokët e të dy bashkë porosini ndonjë këngë labe për Prokurorinë e Katanias meqë paska nxjerrë faqe dheut të vërtetën. Puthe dhe qani me lot gëzimi për këtë të vërtetë, merrjani valles në parti për gëzimin e madh të drejtësisë. Se në fund fare, kjo është festa jote. Festa e letrave të pastra dhe dosjeve të mbyllura. Na rruaç edhe për këtë vit!(ta shpjegon Sajmiri që nuk ka të bëjë me berberin kjo e fundit).
Add new comment