Nuk punoi dot as dy javë me Lindita Nikollën

Postuar në 15 Nëntor, 2018 20:17

Zv. Ministri i Arsimit, Tulant Muka, dha dorëheqjen. Arsyet etike dhe mospërputhja me modelin sesi bëhen punët në Ministrinë e Arsimit ishinato që z. Muka dha për largimin e tij. Nuk mbushi dy javë në këtë detyrë, çka flet më së paku për dobësi të mëdha si menaxher.

Z. Muka, një denoncues i falsifikimit të punimeve shkencore të shumë emrave të profesoratit në Shqipëri, mori detyrën pasi denoncoi edhe paraardhësin për plagjiaturë.

Kryeministri Edi Rama e peshkoi pa vështirësi këtë shkencëtar siç e quan veten ai për t’I besuar detyrën e numrit dy të Arsimit. Të reformave që po ndiqen aty. Mirëpo nëse sheh angazhimin e z. Muka në rrjetet sociale vëmë re se ai ka një dozë të lartë kritike ndaj politikave të qeverisë Rama në arsim. Ndaj duket të ketë qenë naivitet i madh që pasi ke vërejtje të tilla substanciale të pranosh të hipësh në varkën e pushtetit. Sistemi korrupton njerëzit, kështu thotë kryeministri. Z. Muka iku pa hyrë ende mirë brenda, përherë me besimin se i vetëm në mes të paaftëve do të bënte diferencën.

Një histori gazmore shqiptare që na provon se politika e ka shumë të lehtë të tresë fidanishte të tilla që mesa duket vuajnë pak nga vanitetit dhe megalomania. Gjithësesi suksese z. Muka por edhe Ministrisë së Arsimit që ka sot një vend vakant për zv. ministër.

Comments

Submitted by gallate e madhe (not verified) on

Nga ato skeçet 30 sekondshe, me nje batute te vetme.
Bir Selman i nenes ke te qaj me pare, Muken shkencetar a Ramen me samar.

Submitted by Edi (not verified) on

Ende pa u marrë vesh mirë arsyetimi i plotë i personit në fjalë, filluan komentet dhe artikujt cinikë si puna e këtij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.