“Gruevski u arratis në Hungari nga Tirana”
E përditshmja me bazë në Beograd "Politika" thotë se ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis në Hungari nëpërmjet Shqipërisë. Gazeta thekson se Gruevski kaloi me një pasaportë të falsifikuar brenda kufirit maqedonas me Shqipërinë, dhe më pas u strehua në ambasadën hungareze në Tiranë.
Me fluturimin e parë të mëngjesit të Malevit të ardhur direkt nga Hungaria, Gruevski nga Tirana arriti direkt në Budapest në orën 10, thotë "Politika", pas së cilës ai ka postuar në Facebook edhe njoftimin se ishte në Hungari.
"Personeli i avionit nuk kishte asnjë ide se kush ishte pasagjeri me kapele dhe syze dielli"- shkruan gazeta. Opozita serbe i kërkoi presidentit Aleksandër Vuçiç nëse kishin rol shërbimet sekrete serbe në ikjen e Gruevskit dhe nëse ai kaloi në territorin serb. Një pjesë e mediave hungareze raportoi se ai u arratis me një pasaportë bullgare, por Sofja zyrtare mohoi këto pretendime. Gruevski është në kërkim ndërkombëtar për rastin Tanku, pasi është i dënuar me 2 vjet burg për abuzimet me blerjen e mercedesit të tij, por iku në Hungari ku ka kërkuar azil.politik.
http://www.politika.rs/scc/clanak/415754/Gruevski-pobegao-preko-Albanije
Add new comment