Nga shpalljet non grata te zia e parlamentit grek
Ministria e Brendshme shqiptare shpalli non grata 52 shtetas grekë që hodhën parrulla anti-shqiptare në varrimin e Kostandinos Kacifas dhe bllokuan rrugën kombëtare Gjirokaster – Kakavi. Zv/ministri Sander Lleshi tha se këta shtetas shpërdoruan respektin e Shqipërisë dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi. Ministria e Jashtme greke iu përgjigj deklaratës së Ministrisë së Brendshme shqiptare, duke i kërkuar sqarime thelbësore për shpalljen të padëshiruar 52 qytetarë grekë,
"Në këtë moment të ndjeshëm presin që Shqipëria të përmbahet në deklaratat dhe veprimet që dëmtojnë klimën e marrëdhënieve tona. Kërkojmë shpjegime thelbësore për vendimin nga ana e autoriteteve shqiptare për shpallur të padëshiruar 52 qytetarë grekë. Mbetemi të angazhuar për ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, por ne presim të njëjtën gjë nga fqinjët tanë"-thekson deklarata. Mediat greke e komentuan si provokim këtë vendim të autoriteteve shqiptare dhe po ashtu si tensionnxitëse deklaratat e Ramës.
Pas një propozimi të zv.kryetarit Nikitas Kaklamanis, parlamenti grek mbajti 1 minutë heshtje në nderim të Konstandin Kacifës, i vrarë në Bularat në 28 Tetor. Ky qëndrim që ndeshi edhe në kundërshtime vjen një ditë ceremonisë që u mbajt në Bularat për 35 vjeçarin, ku u hodhën parrulla dhe thirrje antishqiptare. "Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së Konstandinit Katsifos dhe dënojmë vrasjen e tij nga ana e policisë shqiptare "-tha Nikitas Kaklamanis e në hapje të seancës plenare.
Por iniciativa parlamentare zëvendës kryetarit të Parlamentit shkaktoi tension dhe siklet në radhët e deputetëve të SYRIZA-s. Anneta Kavvadia u distanca duke shkruar në Tëitter se iniciativa ishte e zv/kryetararit dhe u mor pa një vendim të Konferencës së kryetarëve të Parlamentit. Kujtojmë që Parlamenti grek kishte refuzuar pak ditë më parë një propozim të deputetëve të Agimit të Artë për të mbajtur 1 minute heshtje.
Add new comment