Me shumë të panjohura konçesioni i pompave të karburanteve

Postuar në 23 Shtator, 2018 11:05

Hapja zyrtare e garës nga qeveria për koncecsionin e kolaudimit të pompave të karburanteve ka ngjallur reagimin e Konfederatës së Industrive, e cila i druhet pasojave që do të sjellë për qytetarët privatizimi i shërbimit për kontrollin e sistemit të aparateve matës të shitjes së karburanteve.

Në një reagim të saj Konfindustria thotë se “mungesa e përcaktimeve dhe mjeteve të qarta ligjore për të parashikuar, vëzhguar dhe parandaluar veprimet e mundshme abuzive të koncesionarit privat, krijon kushtet për të dëmtuar rëndë interesin publik dhe konkurencën në tregun strategjik të karburanteve”.

Sipas Konferederatës së Industrive “mungesa e plotë e përvojës së kompanisë, që ka fituar bonusin qeveritar në garën e koncesionarit, rrit edhe më shumë mundësinë e krijimit të situatave të papranueshme për interesin publik”.

Më tej thuhet se “në mungesë të masave kontrollluese rrezikohet të kalohet në monopol privat me pasoja të rënda për qytetarët, bizneset, buxhetin e shtetit dhe konkurencën ndërmjet operatorëve”

Shqetësimi lidhet edhe me faktin s se pavarësisht zotimit të qeverisë për të ndaluar në muajin shtator 2018 të praktikave të dhënies së koncesioneve të pakërkuara, përsëri vazhdohet në të njejtën mënyrë, ndonëse institucionet ndërkombëtare si FMN dhe BE kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur dhënien fund të koncesioneve të pakërkuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.