Llogaridhënie pa hesap, ministrat nuk lëvizin

Partia Socialiste mbodhi kryesinë ku vendosi të rifillojë një tjetër fushatë me qytetarët, ndonëse nuk ka mbyllur ende turin e llogaridhënies. Taulant Balla që për momentin mbulon edhe çështjet organizative tha se deputetët do trokasin derë më derë për të folur me popullin që është mësuar me rolin e spektatorit.
“Jemi në një proces më të hollësishëm dëgjesash e komunikimi me njerëzit, në çdo cep, në çdo lagje, për të mbajtur shënim, se është e rëndësishme që të kemi vëmendjen te njerëzit. Nuk do humbim kohë me 3 konferenca për shtyp shpifjesh te PD por do përqëndrohemi te ato që na votuam. Komunikimi me opozitën është thelbësor”- theksoi Balla.
I pyetur për ndryshime në qeveri, Taulanti as pohoi as mohoi, por tha se ndryshime do ketë vetëm në sekretariatin e partisë. Kështu që ministrat për momentin nuk lëvizin nga karriget, por mesa duket do vazhdojnë të mbajnë shënime për të korrigjuar vetveten.
Add new comment