Vlahutin pranon: Ligji për Teatrin, problematik. Pyetje shtesë nga Brukseli. Me çeljen e negociatave, situata të tilla do shmangen

Postuar në 01 Shtator, 2018 16:42

Ambasadorja në largim e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka dhënë sot një intervistë për Top-Channel ku flet për momentet e fundit, punën e bërë etj. Ajo është pyetur edhe për ligjin e Teatrit Kombëtar, për të cilin ka deklaruar se do të ketë një përgjigje nga BE. Vlahutin ka pranuar nëpër të se ligji ka krijuar një situatë të papëlqyeshme dhe në momentin kur Shqipëria të çelë negociatat  çdo ligj do të duhet të kalojë më parë nga Brukseli. Pra situta të tilla do të shmangen. 

Për momentin, shërbimet tona janë ende duke shqyrtuar disa detaje lidhur me këtë ligj. Kam folur me kolegët e mi në Bruksel dhe shpresoj që shumë shpejt shërbimet do të vijnë me përgjigje mjaft precize, pasi kishte disa çështje dhe ata donin të bënin disa pyetje shtesë. Fakti që ishte verë dhe pushim nuk ndihmoi, pasi shumë njerëz nuk ishin në punë, por siç e thashë, kam kontaktuar dhe ata do të dalin me një reagim. Kjo është një çështje që ka të bëjë me konkurrencën, me çështjet e prokurimit dhe mendoj që është më mirë për të gjithë të tregojnë pak durim e të presin Komisionin Evropian dhe drejtoritë e përgjithshme përkatëse që të japin vlerësimin e tyre për këtë ligj. Një gjë për të cilën jam vërtet e lumtur është se, kur Shqipëria të çelë negociatat, këto situata nuk do të mund të ndodhin, pasi të gjitha ligjet që do të duhet të miratohen në Parlament, duhet të kalojnë më së pari nga Brukseli për t’u shqyrtuar nëse janë në përputhje me Aquis dhe me të gjitha standardet më të mira të Bashkimit Evropian. Vetëm pas kësaj do të mund të vijohet me procedurën në parlament. Pra, në një farë mënyre, do të ketë një analizë parandaluese, përpara sesa të krijohen situata të tilla

është shprehur ajo. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.