Audiopërgjimi: Ish-zv.kryetari i KQZ-së, ndërmjetës për pezullimin e vendimeve të Strasburgut për pronat

Postuar në 28 Gusht, 2018 13:26

Exit.al ka publikuar sot një përgjim të pjesshëm të një bisede mes ish-zv.kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Strasburgut, Ledio Bianku. Në vija të përgjithshme ideja e përgjimit është kjo: qeveria shqiptare po përpiqej në vitin 2014 të merrte nga Gjykata konçesionin për shtyrjen e vendimevepër çështjet e pronës. Biba këtu luan rolin e ndërmjetësit informal mes qeverisë - konrketisht sekretarit të Përgjthshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe Biankut të cilit i kërkohet ndikimi te kreu I Gjykatës, Dean Spielmann. Exit shkruan se ka kontaktuar me Biankun i cili ka konfirmaur bisedën dhe se ka informuar kreun e Gjykatës për këtë lobim të pandershëm.

Biba I KQZ-së ekspozohet keq në këtë histori, pasi ai në rolin e zv.kryetarit të KQZ-së presupozohet të mos luajë lojëra politike. Nga biseda duket se Biba si njeri praktik I këshillon Biankut që të mos bëjë gabime, çka nënkupton një lloj shantazhimi por edhe budallallëku të numrit dy të KQZ-së. Më poshtë biseda siç është zbardhur nga exit.al dhe audio:

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?

I thashë…

Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].

[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…

Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.

Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon:

“Ma paguan ata biletën…”

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

Më e rëndësishmja në këtë histori është se qeveria shqiptare e Edi Ramës shpalos një pozicion të qartë kundër pronarëve në Shqipëri duke u fshehur pas pamundësisë për të paguar. Jo më kot qeveria pas dështimit në këtë pikë ka bërë ndërhyrje të njëpasnjëshme në vendime dhe ligje që prekin të drejtën e pronës duke i dhënë përparësi legalizimeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.